Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Serbia po tregon se nuk synon marrëdhënie normale e fqinjësore

Kurti: Serbia po tregon se nuk synon marrëdhënie normale e fqinjësore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se ndalimi i ish-deputetit të LVV-së, Gramos Agusholli nga autoritet e Serbisë, është dëshmi që Serbia nuk synon marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kurti në Facebook tha se veprimet e tilla nga Serbia, duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar.

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”, tha ai.