Kryeministri në Shqipëri, Edi Rama, në takimin me deputetët e zgjedhur socialist në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ka vënë theksin në tri pika të rëndësishme me të cilat do të nisë puna si e deputetëve të rinj dhe ata që nuk arritën të marrin mandatin, drejtuesit e qarqeve, takimet e mëdha me grupet e interesit, si dhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet vendore.
Fillimisht ai u shpreh se i mirëkupton ata që humbën garën individuale, pasi çdo garë shkakton mërzi.
“Dua që ata ta shohin ‘humbjen’ e vendit të punës, si një mundësi të re për një punë tjetër në shërbim të qëllimeve të përbashkëta, si pjesë fituese e mandatit historik. Ata do të jenë të dobishëm për familjen dhe shoqërinë në bazë të qëllimeve tona të përbashkëta. Do jenë të mirëpritur për të qenë kandidat sërish në zgjedhjet e ardhshme.”, tha kryetari i PS-së, Edi Rama.
Sipas tij, PS, drejtuesit në qarqe dhe deputetët duhet në mënyrë urgjente të fillojnë të ndërtojmë një bazë të forte, në mënyrë “që të nisim me shpejtësinë dhe me hapat e duhura punën në mandatin e katërt për Shqipërinë 2030”.
Ai parashtroi edhe 3 pikat ku do të ndërtohet kjo bazë:
1. Akademia politike, e cila duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët e rinj që hynë në Kuvend. Bashkë me deputetët më të vjetër, nëse ata do duan të marrin pjesë
2. Duhet të organizohen disa mbledhje të mëdha pune në Tiranë dhe jashtë Tiranës me grupet interesit. Duhet të dëgjohen fermerët, përfaqësues të ndërrmarrjeve prodhuese, biznesi, etj. Është nevojë jetike që të dëgjohen njerëzit.
3. Në drejtimin e udhëheqësve politikë në qarqe, të fillojë puna për zhvillimin e qndrave kryesore në qarqe, si dhe puna për zgjedhjet vendore
“Mandati i katërt është një kryq përgjegjësie dhe jo privilegj. Kemi marrë 83 mandate, por që përkthehet vetëm në një mandat atë të PS-së.”, tha Rama, transmeton RTSh.