Dogana e Kosovës është institucioni i vetëm që deri më tani e ka zëvendësuar stafin e dorëhequr nga pjesa veriore e vendit, në vargun e dorëheqjeve të tyre nga institucionet e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu, ka thënë se dorëheqja e 11 doganierëve në veri nuk u ka shkaktuar kokëçarje.
“Edhe ashtu kemi pasë mbulueshmëri të mirë me stafin gjithëpërfshirës duke mos u kufizuar vetëm në stafin e minoritet serb. 11 zyrtarë kanë paraqitur dorëheqjet, serbë që jetojnë dhe punojnë në veri. Normalisht sikur që e kemi vërejtur edhe tek rastet tjera ka qenë ndikimi politik që janë larguar për shkak të pasigurisë dhe linçimeve janë detyruar që të dorëhiqen. Nuk kemi pasë vështirësi në kuptim të mbulimit”. /TV Arbëria