Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Veshi fanellën “Jashari”, ish-futbollisti zviceran: Nëse ka pasoja nga FIFA, atëherë Xhaka është budalla

Veshi fanellën “Jashari”, ish-futbollisti zviceran: Nëse ka pasoja nga FIFA, atëherë Xhaka është budalla

Pas fundit të ndeshjes ndaj Serbisë, Granit Xhaka, vendosi që ta veshte fanellën me emrin Jashari, raporton TV Arbëria.

Mesfushori shqiptar në fund të ndeshjes vendosi që fitoren ndaj Serbisë dhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt ta festonte duke veshur fanellën e bashkëlojtarit tjetër shqiptar të Zvicrës, Ardon Jasharit.

Në gjoksin e tij figuronte fanella me emrin Jashari, ku nga shqiptarët u interpretua si një përçim mesazhi në shenjë nderimi për familjen legjendare Jashari.

Analisti dhe ish-futbollisti zviceran, Beni Huggel, për “SRF” e ka quajtur “budalla” Xhakën në rast të një dënimi nga FIFA.

“Ishte një gjest i padobishëm. Nëse do të ketë ndonjë pasojë nga FIFA për të dhe skuadrën, atëherë është budalla”, komentoi analisti dhe njëherësh ish-futbollisti zviceran, Beni Huggel, për televizionin “SRF”.

Mediet zvicerane gjatë ditës së sotme kanë publikuar shkrime të shumta ku druhen se FIFA do të hapë ndonjë hetim ndaj Xhakës në lidhje me atë mesazh, i cili nga pala serbe është interpretuar si politik, ndonëse nga futbollisti shqiptar është mohuar diçka e tillë.

Aq sa fitorja, bënë rëmujë edhe episodet që ndodhën jashtë kontekstit të fushës dhe skemave të lojës. Granit Xhaka u provokua gjatë tërë kohës nga serbët.

 

LEXO EDHE:

Besarta Jashari poston fotografinë e Xhakës me fanellën “Jashari” (FOTO)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress