Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore vlerëson kontributin e ish-ushtarit të Uçk-së Ergin Rexhepit, shkruan TV Arbëria.
Rexhepi kontribuoi gjatë luftës për shlirimin e vendit, dhe nuk u ndal as pasluftës duke i shërbyer vendit të tij në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Në Shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në të mirën e qytetit të Mitrovicës Veriore.
Puna juaj ka lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe përparimin e komunittit, duke frymëzuar dhe ndihmuar shumë të tjerë”, shkruhet në mrënjohjen që iu dorëzua Rexhepit.
