Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Serbët të inatosur me Policinë e Kosovës – kërcënohet edhe një tjetër polic

Serbët të inatosur me Policinë e Kosovës – kërcënohet edhe një tjetër polic

Pas lëshimit të urdhërarrestit nga Serbia ndaj policit Dylot Ibrahimi, janë shtuar reagimet dhe provokimet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve të “Ditorit”, polici mitrovicas Arbër Brahimi, pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), është bërë objekt i komenteve kërcënuese në gjuhën serbe, ku bëhen thirrje të drejtpërdrejta për eliminimin e tij.

Lidhur me këto kërcënime serioze, është njoftuar se autoritetet kanë hapur një rast në Polici dhe janë duke ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore.