Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroizmin dhe sakrificën e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, në përvjetorin e 24 majit 1999.
Haradinaj vlerësoi kontributin e komandantit Abdyl Mushkolaj dhe luftëtarëve të këtij batalioni si ndër më të dalluarit në rajonin e Dukagjinit gjatë luftës së UÇK-së. “Ata ishin ndër djemtë më të zotë të këtij kombi, që u bënë mburojë për vëllezërit e pushkës, të plagosur në beteja,” u shpreh ai.
Haradinaj theksoi se ndjehet krenar për trimërinë dhe guximin e gardistëve, duke përmendur me nderim dëshmorët që ranë në këtë ditë:
Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami.
“Kujtimi dhe nderimi për ta është i përjetshëm. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë,” përfundoi Haradinaj. /TV Arbëria