Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish i dashuri e ndal në rrugë dhe ia merr telefonin, gruaja nga Mitrovica e raporton në polici

Ish i dashuri e ndal në rrugë dhe ia merr telefonin, gruaja nga Mitrovica e raporton në polici

Një grua në Mitrovicën e Veriut është ndaluar në rrugë nga ish i dashuri i saj, i cili e ka tërhequr për dore dhe ia ka marrë telefonin.

Pas raportimit në polici, palët janë dërguar në stacion për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri 23.05.2025 – 12:00. Raportohet se një femër kosovare, është ndalur në rrugë nga ish – i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka tërhequr për dorës dhe i ka marrë telefonin. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë liruar dhe rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, tha policia.