Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Vushtrri.
Një automjet i punës ka godit një veturë të tipit Mercedes A-Class në fshatin Kçiq, raporton media lokale Jepi Zë.
Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mëngjes në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autombulanca për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, thuhet në njoftimin e policisë.