Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot reagoi pas arrestimit të dy aktivisteve, që ishin duke protestuar të enjten në shenjë revolte ndaj vrasjes së shtatzënës në Prishtinë.
Haxhiu u shpreh se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.
“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.”, shkroi ministrja në Facebook.
Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje Sokol Halili ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.
Mes lotësh, dje në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës Hamide Magashi, ndërsa Sokol Halili ka bërë vetëvrasje. /TV Malisheva