Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryediplomatja evropiane Kallas nesër në Prishtinë

Kryediplomatja evropiane Kallas nesër në Prishtinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon duke shkuar së pari në Beograd, nesër pritet të arrijë në Prishtinë.

BE e ka bërë publike agjendën. Në Kosovë, kryediplomatja Kallas do të takohet me përfaqësues partish politike dhe me organizata të shoqërisë civile.

Në kuadër të qëndrimit të saj në Prishtinë, ajo do ta vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ashtu sikurse që është paraparë edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.