Një tjetër ditë historike për Leo Messin. Ylli 35-vjeçar argjentinas po përgatitet të luajë sot, kundër Australisë, ndeshjen e 1000-të të karrierës së tij si profesionist.
Një rekord i arritur vetëm nga një lojtar argjentinas, Javier Zanetti, i cili e përfundoi karrierën e tij me 1102 ndeshje dhe kur ishte 40 vjeç.
Kështu Messi i bashkohet dy futbollistëve të tjerë ende aktivë, të cilët gjithashtu kanë kapërcyer një mijë sfida të karrierës profesionale: Dani Alves (39 vjeç) dhe… Cristiano Ronaldo (37), i cili arriti atë pikë në mars 2020.Nga 999 ndeshje të luajtura deri më tani, 778 ishin me skuadrën e Barcelonës, 168 për kombëtaren e Argjentinës dhe 53 me fanellën e PSG-së. Theksi tek numri i paraqitjeve në ndeshjet në fazat finale të Botërorit, ai sot do ta bëjë sfidën 23 në total, pasi tashmë ka kaluar në këtë kapitull Maradonën, i cili ka luajtur 21 ndeshje në Botëror. /TV Abrëria