Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore të LDK-së, ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Abdixhiku e ka uruar atë për fillimin e mandatit në Kosovë dhe i ka uruar sukses në detyrën e re.
“Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë”, tha ai.