Policia e Kosovës ka asistuar sot zyrtarët e Ibër-Lepencit në veri për të hyrë në një objekt, i cili përdorej si institucion paralel i Serbisë.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ky objekt, i cili deri më tani ka qenë i uzurpuar nga strukturat paralele serbe, tashmë i është kthyer në pronësi ligjore “Iber Lepencit”.