Granit Xhaka ka zhvilluar një ndeshje spektakolare për Zvicrën në fitoren 3-2 ndaj Serbisë.
Si një kapiten i vërtetë, Xhaka tregoi lidership duke udhëhequr Zvicrën drejt fitores dhe kalimit në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Megjithatë ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe Xhaka u përballë me serbët në dy raste.
Fillimisht pas protestave nga banka rezervë e serbëve, Xhaka ua kapi organin gjenital, derisa pati një përplasje me ta edhe në fundin e ndeshjes.
Por fitorja e arritur bëri që Xhaka të festonte me fanellën e Jasharit (Ardon Jashari), në fund të sfidës. Këtë gjest Xhaka e bëri për ta kujtuar familjen heroike të Adem Jasharit, por ai në deklaratë tregoi se nuk kishte të bënte për politikë, por thjesht për ta përkrahur shokun e tij të skuadrës, Ardon Jasharin.
Serbët e kanë marrë këtë si provokim dhe mediat në Zvicër po i frikësohen faktit se FIFA mund të hapë hetime në drejtim të kapitenit Granit Xhaka/TV Arbëria