Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vizita në veri, Prattipati: Stabiliteti dhe siguria janë kyçe

Vizita në veri, Prattipati: Stabiliteti dhe siguria janë kyçe

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e ka vizituar veriun e vendit sot, ku u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policinë e Kosovës.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se e ngarkuara me punë e kësaj ambasade, Anu Prattipati, në takimin që ka pasur me përfaqësues të institucioneve të vendit, ka përsëritur qëndrimin e qeverisë amerikane se stabiliteti dhe siguria janë kyçe.

“E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, zhvilloi sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, duke u takuar me liderët e shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. Përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane: stabiliteti dhe siguria janë kyçe. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftim.