Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj përkujton 26 vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit

Haradinaj përkujton 26 vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka përkujtuar sot dy heronjtë e Kosovës Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, në 26 vjetorin e rënies.

Ai vlerësoi lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.

Haradinaj theksoi se Tahiri dhe Topalli ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë.

“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” shkroi kreu i AAK-së.

“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj.