Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas kritikave të vazhdueshme që janë adresuar për çështjen e mbeturinave, ku ka hedhur akiza në drejtim të ndërmarrjes “Pastrimi”, që sipas tij përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta.
Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ekipet gjatë gjithë vikendit po vazhdojnë të jenë në terren për ta rikthyer situatën nën kontroll, ndërsa ka premton se nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet.