Një incident ka ndodhur mes shoqëruesve të krerëve më të lartë shtetërorë serbë gjatë rrugës drejt Nishit.
Partia e Aleksandar Vuçiq mbajti tubim të shtunën në Nish, në mesin e protestave të studentëve dhe qytetarëve tash e më shumë se gjashtë muaj, pas shembjes së tendës në Novi Sad që la 16 viktima.
Pamjet e një videoje në rrjetet sociale tregojnë një konflikt mes shoqëruesve të kryeministrit Gjuro Macut dhe një automjeti me anëtarët e kabinetit të presidentit serb.
Në pamje dëgjohet këshilltarja e presidentit serb, Suzana Vasileviq, duke zbritur nga vetura dhe duke bërtitur: “Tani do të shkoj t’ia … nënën atij” dhe e quan “idiot” njërin nga rojat e sigurisë së kryeministrit Macut, transmetojnë mediat serbe, transmeton Kp.