Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka cilësuar si ‘’antikushtetues’’, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seanca konstituive të mbahet një herë në javë e jo çdo 48 orë.
Tahiri ka thënë edhe se përveç antikushtetues, ky propozim i VV-së ka pasur për qëllim që të normalizoi shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në shkelje, dhe po ashtu, ky propozim i VV-së sipas tij, ka qenë eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare – pa Kuvend, madje deri në pikën që udhëheqësi i seancës do të mund të ishte edhe ushtrues detyre i Presidentit.