Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasadorët e QUINT pas raportit të Reporterëve Pa Kufij kërkojnë të mbrohet liria e medias – takojnë kryetarin e AGK dhe Kusarin

Ambasadorët e QUINT pas raportit të Reporterëve Pa Kufij kërkojnë të mbrohet liria e medias – takojnë kryetarin e AGK dhe Kusarin

Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara – si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, janë takuar këtë mëngjes me kryetarin e AGK’së, Xhemajl Rexha si dhe juristen për media, Flutura Kusari.

Takimi u fokusua në diskutimin e gjendjes aktuale të mediave dhe lirisë së shtypit në Kosovë, në një kohë kur raportimet për presione ndaj gazetarëve janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ndau detaje nga ky takim përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar rëndësinë e gazetarisë së lirë dhe të pavarur si një shtyllë bazë e çdo sistemi demokratik.

“Gazetaria e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i demokracisë dhe meriton të respektohet dhe mbrohet,” shkroi ambasadori Rohde, duke e shoqëruar mesazhin e tij me simbolet e vendeve përkatëse dhe të Kosovës.