Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave

AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj të vegjël, që të ndalojnë me retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pasi që kjo e fundit ka sulmuar mediat dhe gazetarët duke e mbrojtur deputetin Faton Peci, pasi që për këtë të fundit ditëve të fundit është raportuar për disa skandale

Nga AGK-ja, është dënuar gjuha e Gërvallës, të cilën e ka vlerësuar edhe si të papranueshme dhe se, ka kujtuar që sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.

Po ashtu, nga AGK-ja i është bërë thirrje VV-së dhe aleatëve të saj ‘‘të vegjël’’ që të ndalojnë retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.