Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.
Siç ka informuar sot Policia, e mitura është kthyer në familjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe është duke bashkëjetuar me të. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj.”, ka bërë të ditur Policia./TV Arbëria