Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident trafiku në Shipol, lëndohen katër persona

Aksident trafiku në Shipol, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Shipol të  Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka deklaruar se në aksident kanë qenë të përfshirë katër automjete.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë katër automjete. Përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, tha ai.