Një person është lënduar dje në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë.
Policia ka informuar se i lënduari me autoambulancë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se për shkak të defektit të rrymës është përfshirë nga zjarri një banesë. Njësit relevante policore, eksperti i zjarreve, emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrite të lokalizojnë zjarrin.”, ka informuar Policia përmes raportit 24 orësh. /TV Arbëria