Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.