Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është deklaruar për mediat pas takimit me presidenten Osmani.
“Unë po ndalem për respektin që kam për ju sesa që kam diçka të re për të thënë. Ne e kishim një takim i cili e kam thënë edhe më herët jo vetëm që ishte i mirëseardhur por ishte i propozuar nga PDK duke besuar që presidentja e vendit duhet të angazhohet dhe të marr një rol në këtë përpjekjen tonë për të zhbllokuar situatën.”
Krasniqi tha se ishte diskutim brenda pozicioneve që tashmë i kanë publike, derisa shtoi se ka kërkuar nga Kurti që ta ndryshojë kandidaten për kryekuvendar.
“Ishte një diskutim brenda pozicioneve që ju i dini, në emër të PDK’së unë edhe një herë kërkova që kryetari i VV’së, deputeti Kurti, ta ndërrojë kandidaten, të vijë me një propozim që ka mjaft në GP që e marrin shumicën parlamentare. Një gjë e tillë nuk pres që do të ndodhë andaj fatkeqësisht jemi në situatë pothuajse të njëjtë, megjithatë duhet ta shohim këtë takim si një hap përpara nga ana e involvimit të presidentes.”
Ai bëri të ditur se ka kërkuar nga presidentja që t’i drejtohet Kushtetueses “kur ta vlerësojë”.
“Kam kërku që presidentja që një moment kur ta vlerësojë, e besoj që ai moment është këtu apo është afër, ndoshta t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, qoftë me pyetje kushtetuese”, tha ai.