Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, sot është shprehur se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar.
Tahiri, i cili është duke marrë pjesë në dy Komitete të Këshillit të Evropës në Paris, ka bërë të ditur se ka adresuar çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Te Komiteti për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm adresova nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike. Nuk ka logjikë që Kosova të jetë vendi më i pasur me qymyr, ndërsa kërkohet nga ky vend që mos të ketë investime në qymyr dhe mos të ndihmohet. Në qoftë se duhet ta ruajmë ambientin, po ashtu kemi nevojë për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane. Është kënaqësi të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar. Besoj se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni, në veçanti duke e ditur që ndikimi rus është ka bie.”, ka shkruar Tahiri në Facebook/TV Arbëria