Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasja në QKUK, Prokuroria: Rasti është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë

Vrasja në QKUK, Prokuroria: Rasti është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi këtë të premte se rasti i 35-vjeçares, e cila u vra të mërkurën në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë.

Sipas Prokurorisë, që nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se me të pranuar informatën lidhur me rastin, prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale kundër të pandehurit S.H. i dyshuar se ka kryer veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.2 të KPKR-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale ‘’Mospërfillja e Gjykatës’’ nga neni 393 paragrafi 1 të KPRK-së.

 Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave  dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore.

Andaj, sigurojmë opinionin publik se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë./TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress