Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.

Sipas njoftimit, Vjosa Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër.

“Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të gjithë liderët e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi pritet të mbahet të enjten më 15 maj.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, bënë të ditur se të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.