Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjykata Themelore refuzon kërkesën për padi ndaj ZRrE-së

Gjykata Themelore refuzon kërkesën për padi ndaj ZRrE-së

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se është refuzuar kërkesa nga Gjykata Themelore në Prishtinë për padi ndaj ZRrE-së e cila ishte bërë nga grupi i qytetarëve “Asnjë cent më shumë” të cilit kishin organizuar edhe protesta për të kundërshtuar vendimin për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Bajraktari ka thënë se pas refuzimit nga Gjykata Themelore do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi.
Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, ka shkruar Bajraktari.