Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rama nga sheshi “Skënderbej”: O Mbret, stërnipërit e tu do të jenë krenarë më 16 maj

Rama nga sheshi “Skënderbej”: O Mbret, stërnipërit e tu do të jenë krenarë më 16 maj

Tirana është gati të mirëpresë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, një ngjarje me peshë të veçantë politike dhe simbolike, që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri. Rreth 55 liderë europianë pritet të zbarkojnë në kryeqytet për të diskutuar çështje të sigurisë, integrimit dhe sfidave të përbashkëta të kontinentit.

Në prag të kësaj ngjarjeje, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Ai iu drejtua figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët: “Më 16 maj, të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret, dhe ne, stërnipërit e tu, do të jemi krenarë për emrin e Shqipërisë sonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.”