Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tensione mes vëzhguesëve në KZAZ Nr. 32 në Tiranë, ndërhyn policia

Tensione mes vëzhguesëve në KZAZ Nr. 32 në Tiranë, ndërhyn policia

Një incident është shënuar gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ Nr. 32 në Tiranë, ku disa vëzhgues të partive politike janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për shkaqe që raportohen si të natyrës së dobët, por që kanë krijuar tension dhe shqetësim në ambientet ku po zhvillohej numërimi.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe ka shoqëruar në komisariat 7 prej vëzhguesve të përfshirë në konflikt. Pas marrjes në pyetje dhe deklaratave përkatëse, të gjithë janë lënë të lirë.