Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasada e Gjermanisë e fton mysafire Trëndafilovën, rithekson mbështetjen për Gjykatën Speciale

Ambasada e Gjermanisë e fton mysafire Trëndafilovën, rithekson mbështetjen për Gjykatën Speciale

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është mirëpritur në një vizitë në Ambasadën gjermane në Kosovë.

Lajmin për vizitën e saj, e ka bërë të njohur Ambasada gjermane.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat e saj dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull një fond për kompensimin e viktimave”, thuhet në njoftim.