Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim konsultativ

LDK-ja i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim konsultativ

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka konfirmuar se ky subjekt politik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për takim konsultativ.

Mustafa për tëvë1.info ka bërë të ditur se në takimin e 15 majit do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë Mustafa.

Ftesën e presidentes Osmani për takim konsultativ lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës e kanë pranuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.