Autobusi i kompanisë nga Kosova “Flutura Reisen” ka ngecur sot përpara nënkalimit më të famshëm në Zagreb, atij në rrugën “Miramarska”, shkruan Index.hr.
Shoferi që po e voziste autobusin me dy kate u përpoq të kalonte nënkalimin me lartësi 3.65 metra, kështu duke e mos llogaritur mirë lartësinë e autobusit.
Për shkak të gjithë kësaj, pati një bllokim të madh trafiku në korsinë e djathtë.

