Ministria e Financave ka shtyer afatin për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP).
Afati është shtyer për pesëmbëdhjetë ditë.
AQP, është institucion që trajton tendera me vlera mbi 1 milionë euro, vazhdon të udhëhiqet me Ushtrues Detyre.
Ministria në vendim shtyerjen e afatit e ka arsyetaur me kompleksitetin e çështjeve administrative.
“Për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative, shtyhet afati për përfundimin e procedurës së verifikimit të aplikacioneve për konkursin për drejtor ekzekutik të Agjencisë Qendrore të Prokurimit.”, thuhet në arsyetimine vendimit të ministries.
Ndryshe, shumë institucione ka më shumë se 4 vite që vazhdojnë të udhëhiqen nga ushtrues detyre./Indeksonline/
