Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhjet në Shqipëri/ Shpallet rezultati përfundimtar i votimeve elektronike në Vorë

Zgjedhjet në Shqipëri/ Shpallet rezultati përfundimtar i votimeve elektronike në Vorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin përfundimtar për bashkinë Vorë, ku u zhvillua procesi i votimit dhe numërimit elektronik të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste ka fituar 8.082 vota ose 57.09% në total.

Partia e dytë renditet Partia Demokratike – Koalicioni Shqipëria Madhështore, e cila ka marrë 4.803 vota ose 33.93%.

Rezultatet e tjera janë si më poshtë:

Partia Socialdemokrate – 330 vota (2.33%)
NISMA – SHB – 260 vota (1.84%)
MUNDËSIA – 330 vota (2.21%)
KEA – 109 vota (0.77%)
BASHKË – 142 vota (1.00%)
LA – 25 vota (0.18%)
ADR – 22 vota (0.16%)
AKSH – 25 vota (0.18%)
DZH – 45 vota (0.32%)