Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00, rreth 33 për qind

Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00, rreth 33 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00, ku sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 32.98%.

Deri në këtë orë, 515,996 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës.

Ndër qarqet, Dibra kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes me 38.97%, ndjekur nga Kukësi me 37.42% dhe Tirana me 37.22%.

Megjithatë, Tirana mbetet edhe qarku me numrin më të madh të votuesve në total, me 160,620 persona që kanë votuar deri në këtë fazë të ditës.

Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në qarkun e Vlorës, ku deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 23.85% e qytetarëve, përkatësisht 31,439 votues.

Shifrat për qarqet e tjera:

Berat: 19,810 votues – 31.84%

Durrës: 61,753 votues – 30.51%

Elbasan: 44,593 votues – 33.67%

Fier: 54,110 votues – 33.83%

Gjirokastër: 15,793 votues – 30.90%

Korçë: 51,648 votues – 32.61%

Lezhë: 16,390 votues – 32.04%

Shkodër: 31,016 votues – 28.61%