Në një deklaratë për media, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë vizitë si një provokim të qëllimshëm dhe një fyerje ndaj luftës.
“13 Maji është një datë e zezë në historinë tonë – dita e themelimit të UDB-së dhe e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, me një agjendë të njëanshme dhe pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje dëshmori,” thuhet në reagim.
Kjo organizatë akuzon Gjykatën Speciale për padrejtësi dhe qasje të njëanshme ndaj luftëtarëve të UÇK-së, duke lënë jashtë llogaridhënies krimet e pretenduara të forcave serbe.
Në përfundim, OVL-UÇK deklaron se Kosova nuk ka për çka të turpërohet.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”.