Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Katër të lënduar në një aksident zinxhiror në rrugën B

​Katër të lënduar në një aksident zinxhiror në rrugën B

Sonte rreth orës 20:30 në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policie rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.