Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deliu për ngjarjen tragjike në Prishtinë: Festimin e Rinën i kam njohur që nga fillimet

Deliu për ngjarjen tragjike në Prishtinë: Festimin e Rinën i kam njohur që nga fillimet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Prishtinë, ku humbi jetën dizajneri i njohur kosovar, Festim Isufi. Sipas raportimeve, në të njëjtin incident ka mbetur e lënduar edhe partnerja e tij, Rina, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Festimin e Rinën i kam njohur që nga fillimet. Që në ditët e para kur hapën studion, e cila nuk ishte thjesht një hapësirë mode, por një vend i krijimtarisë, pasionit dhe përkushtimit. Kam pasur rastin të vishem disa herë me kreacionet e tyre, veshje që mbartnin histori, që përçonin shpirtin e një pune të bërë me dashuri për çdo detaj,” ka shkruar Deliu-Kodra.

Ajo më tej e ka cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe të papranueshme, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në shoqëri.

“Ngjarja e sotme është e rëndë, tronditëse dhe e papranueshme. Dhuna nuk ka justifikim. Çdo akt i tillë është plagë për shoqërinë tonë, dhe përgjegjësinë për t’i thënë ndal e kemi të gjithë. Më vjen keq për përfundimin tragjik të një jete që dikur krijonte mrekulli. Shërim të plotë dhe të shpejtë për Rinën”, përfundon ajo.