Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tragjedia në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Tragjedia në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se sot në kryeqytet, një person ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë. Viktima është një mashkull, trupi i të cilit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Ndaj rastit është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si “Hetim mbi vdekjen”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që çuan deri te vdekja e personit”’, thuhet në komunnikatë.

Tutje Prokuroria bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht këtë rast tragjik.