Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Drenas, përkatësisht në rrugën Zabel i Ulët – Komoran. Në këtë aksident janë përshirë dy kamionë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për KosovaPress se nga ky aksident ka edhe të lënduar rëndë.
“Si pasojë, një nga vozitësit nga Ferizaj ka thyer dy këmbët dhe është pa vetëdije e me gjakderdhje”, bëjnë të ditur dëshmitarët.
Nga videot që ka siguruar KosovaPress, në vend të ngjarjes përveç policisë, kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe stafi mjekësor për ta nxjerr nga kamioni të lënduarin.
Sipas dëshmitarëve i lënduari i cili tashmë është dërguar për trajtim në QKUK.