Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Studimi: Ndotja e ajrit shkakton të paktën 1 milionë lindje të vdekura në vit

Extra AL PVC

Të paktën një milionë lindje bebesh të vdekura çdo vit në botë shkaktohen nga ndotja e ajrit, sipas studimit të parë global të këtij lloji.

Britanikja ‘The Guardian’ shkruan se gjysma e totalit të lindjeve të vdekura në të gjithë botën shkaktohen nga ekspozimi ndaj mikropjesëzave plastike apo metalike me mase 2.5 mikron ose me shume, që kryesisht prodhohen nga karburantet fosile.

Studimi përfshinte 137 shtete në Azi, Afrikë e Amerikën Latine, ku ndodh dhe numri më i madh i lindjeve të vdekura, thotë studimi, i cili bazohet në të dhënat e më shumë se 45,000 lindjeve të vdekura dhe të suksesshme.

Lindjet e vdekura përshkruhen si një “tragjedi e neglizhuar ” në raportin e vitit 2020 të publikuar nga Unicef.

Studimi epidemiologjik nuk ekzaminonte se cilat përmasa të pjesëzave ndotëse shkaktojnë lindjet e vdekura, por vjen pas zbulimeve të muajit të shkuar se mikro-pjesëza plastike e metalike janë gjetur në trurin dhe mushkëritë e fetuseve të lindura të vdekura.

Pjesëzat e ndotjes nga ajri janë zbuluar fillimisht në placentat e grave në vitin 2018 dhe prej atëherë është pranuar se ajri i ndotur është i lidhur fuqimisht me abortet spontane gjatë shtatzanisë, lindjet e parakohshme, peshën e vogël të lindjes dhe problemet në zhvillimin e trurit të bebeve.

“Arritja e objektivave të cilësisë së ajrit mund të parandalojë një numër të konsiderueshëm të lindjeve të vdekura,” shkruanin studiuesit e drejtuar nga Dr Tao Xue i universitetit të Pekinit.

Studiuesit shtonin: “Politikat për mbrojtjen e ajrit mund të parandalojnë lindjet e vdekura, ashtu siç mund të bëjë dhe mbrojtja personale ndaj ndotjes së ajrit për gratë shtatzëna.

Studimi i publikuar në revistën Nature përdorte të dhënat e lindjeve nga 1998 deri në vitin 2016 nga 54 shtete me të ardhura të mesme ose të ulëta, duke përfshirë dhe vende të mëdha si Pakistani, India e Nigeria.

Thuajse të gjitha nënat në studim ishin ekspozuar nga mikrogrimcave të ndotjes me masë PM2.5 ose më shumë, qe eshte me shume se udhëzimet e OBSH për masat e toleruara.

Ajri i ndotur lidhej me 830,000 lindje të vdekura në botë, ose 40% të totalit.

Studiuesit thonë se ende nuk është e qatë sesi ndotja e ajrit shkakton vdekjen të bebeve në barkun e nënës, por besohet se kjo ndodh me anë të mikropjesëzave që kalojnë në placentë duke shkaktuar “dëme të pariparueshme embrionale” dhe gjithashtu kufizon aftësinë e nënës për të kaluar oksigjen te fetusi./The Guardian/

 

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...