Kanë përfunduar të dy ndeshjet e fundit të programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku tanimë kemi mësuar edhe dy kombëtaret e Grupit E që kanë siguruar fazën e eliminatoreve.
Kombëtarja e Japonisë e ka befasuar Spanjën, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Fillimisht, ishte Spanja ajo që e gjeti epërsinë e para në ndeshje, ku Alvaro Morata shënoi në minutën e 11′ në minutën e 11′.
Por, dy gola nga Doan (minuta e 48′) dhe Tanaka (minuta e 51′) ishin vendimtarë që Japonia ta mposht sot Spanjën me rezultat 2:1.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Gjermanisë e Kosta Rikës, ku gjermanët regjistruan fitore me shifrat 4:2.
Te gjermanët golashënues ishin Gnabry (minuta e 10′), Havertz (minuta e 73′ dhe 85′) dhe Fullkrug (minuta e 90+1), kurse te Kosta Rika golat i shënuan Tejeda (minuta e 58′) dhe Vargas (minuta e 70′).
Pavarësisht kësaj fitoreje, Gjermania eliminohet nga Botërori “Katar 2022” pasi që Japonia mposhti sot Spanjën.
Lider i Grupit E është Japonia me gjashtë pikë, dy sosh më shumë se Spanja dhe Gjermania, ku kjo e fundit zë vendin e tretë për shkak të golaverazhit më të dobët se Spanja.
Kosta Rika renditet e fundit me tre pikë.
Rezultatet finale:
Japonia 2:1 Spanja
Kosta Rika 2:4 Gjermania