Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Kçiq të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ku njoftoi se në aksident janë të përfshira dy automjete.

Zahiti, bëri të ditur se në aksident ka mbetur i lënduar një person.

“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti.