Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një i mitur në Graçanicë për publikim të videove me përmbajtje seksuale denigruese

Arrestohet një i mitur në Graçanicë për publikim të videove me përmbajtje seksuale denigruese

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për shfrytëzim seksual dhe keqtrajtim të fëmijëve.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte publikuar në rrjetet sociale disa video me përmbajtje seksuale denigruese.

Rasti është iniciuar nga autoritetet, ndërsa me vendim të prokurorit, i mituri është liruar për të vazhduar procedurën e rregullt.

“Graqanicë 07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.