Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Motra e 35-vjeçares së vrarë: E kanë rrahur dhe e kanë lënë pa bukë e pa ujë

Motra e 35-vjeçares së vrarë: E kanë rrahur dhe e kanë lënë pa bukë e pa ujë

Shukrije Magashi, motra e të ndjerës së vrarë, Hamide Magashi lutet askujt të mos i ndodhë ajo që i ka ndodhur atyre.

Ajo ka thënë se qifti nuk kanë pas marrëdhënie të mira në mes vete.

“Në momentin që është martuar , të nesërmen nuk na u është lajmëruar, diku pasdite është lajmëruar burri i saj me një mesazh ka treguar që mirë është. Gjithmonë, motra ka qenë e kërcënuar, rrahur e maltretuar prej ish-bashkëshorti dhe familjes së tij, e kanë lënë pa hëngër e pa pi e të gjitha ia kanë bërë. Ne jemi bërë bashkë e atë kurrë as nuk e ka lënë me fol e as me ardhë me neve të bëhemi bashkë. Të shtunën e kemi dërgu në spitalin e lindjes dhe e ka marrë vesh nga sociali, ka tentu të takohet me motrën por nuk ka mundur, pastaj e ka dërguar nënën dhe motrën e vet”, ka ajo, derisa ka komentuar edhe protestat që u mbajtën sot në Prishtinë.

“Kam dëgju për protesta, nuk kam pas mundësi sepse isha dal edhe vet”, tha ajo, duke shtuar se askush nga institucionet lokale e qendrore nuk ka vizituar sot këtë familje.

“Nuk kemi pas kontaktuar nga familja e ish-bashkëshortit të motrës “, ka thënë ajo./TV Dukagjini/

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress