Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.
Ai ka thënë se deputeti i VV-së e ka uzurpuar postin e kryesuesit të Kuvendit dhe e ka nxjerr nga binaret seancën konstituive të Kuvendit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka thënë se sjellja e Deharit është në kundërshtim më Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Mënyra se si po ndodh drejtimi i seancës është tërësisht jo kushtetuese dhe jo ligjore për shkak se z Dehari e di që e ka një protokoll që duhet të zbatoj, i cili i caktuar më 8 prill nga forcat politike me kryetarin e vjetër siç e përcakton Rregullorja e punës së Kuvendit, Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitet 2014 që është nënshkruar nga ana ime. Ai e ka uzurpua mikrofonin dhe propozon mocione procedurale për me e ndërruar mënyrën e votimit. Asnjë mocion, asnjë diskutim nuk mund të zhvillohet në seancën konstituive”, ka thënë Hasani.
Ai ka hedhur poshtë argumentin e deputetit Dehri dhe zyrtarëve të VV-së të cilët po pretendojnë së Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 flet për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.
“Prandaj, mënyra se si po vepron z. Dehari është uzurpim absolut i postit të kryetarit të Kuvendit, sepse ai faktikisht po e luan rolin e kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të zhvillohet debat, nuk mund të bëhen mocione procedurale. Mbi të gjitha aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese flet për mënyrat e votimit. Nuk flet për votimin e fshehtë mënyrë të veçantë dhe nuk flet se kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë siç po e interpreton ai”, ka deklaruar Hasani.
Hasani, i cili e ka shkruar Aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2014, ka treguar se ky dokument askund nuk thotë që kryeparlamentari duhet të gjedhet me votë të fshehtë.
“Kur flitet për mënyrën e votimit në kuvend, Gjykata Kushtetuese ka treguar se cilat janë mënyrat e votimit sipas rregullores atëherë dhe kësaj sot. Pra, nuk ka thanë që kështu me votë të fshehtë duhet të zgjedhja e kryetarit, sepse nuk ka mundur ta thotë, sepse një gjë e tillë përcaktohet me Kushtetutë, me ligj dhe me Rregullore të Kuvendit. Një gjë të tillë nuk e thotë Kushtetutë e Kosovës, e thotë për zgjedhje të presidentit. Ka mund ta thotë siç e thonë disa kushtetuta evropiane që thonë behët me votim të fshehtë, por nuk e ka thënë”, ka treguar Hasani, duke shtuar se votimi i fshehtë ka munduar të caktohet vetëm në takimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive që kanë fituar ulëse në kuvend.
“Ajo ka mund të vendoste eventualisht më 8 prill kur është caktu agjende për mbledhjen konstituive. Atëherë, forcat politike kanë mundu të thonë se votimi do të jetë i fshehtë, por tani nuk mund të ndërrohet ajo. Kjo është tërësisht kaotike, tërësisht jokushtetuese dhe tërësisht kundër sundimit parlamentar të ligjit”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, Dehari po bën edhe gabime tjera